“Ciao” Milan, Donnarumma zgjedh super klubin nga Liga e Kampionëve

Gianluigi Donnarumma dëshiron të largohet nga Milan duke u transferuar në Paris Saint-Germain.

Sport

12/01/2018 07:26

Gianluigi Donnarumma ka vendosur të largohet nga Milan.

Portieri i ri italian do ta braktisë klubin nga San Siro, pas përfundimit të këtij sezoni.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” shkruan se Donnarumma ka zgjedhur klubin e ri, përcjell “lajmi.net”.

Edhe pse kërkohet edhe nga Juventus, ai dëshiron të transferohet në Paris Saint-Germain.

“Gigio drejt Parisit” shkruan titulli në gazetën sportive nga Torino, Tuttosport. /Lajmi.net/