Chosen One hiqet nga Old Trafford

Transparenti i shumëpërfolur ‘Chosen One’ është hequr nga tribuna e stadiumit Old Trafford, pas shkarkimit të David Moyesit nga posti i menaxherit të Manchester United.

Sport

24/04/2014 18:10

Transparenti i famshëm ‘Chosen One’ i dedikuar për David Moyesin është hequr nga Old Trafford pas shkarkimit të tij të martën.

Ishte vetëm qështje kohe, por Stretford End Flags, grupi i tifozëve të Manchester Unitedit që përkujdeset për transparentet në tribuna të caktuara të stadiumit, njoftoi nëpërmjet llogarisë zyrtare në rrjetin social Twitter se e ka larguar atë, pas shkarkimit të skocezit nga detyra.

Ai ishte vendosur në fillim të këtij sezoni për të theksuar se Sir Alex Ferguson e kishte përzgjedhur Moyesin për pasardhës të tij, por sezoni i Unitedit doli të jetë i dëshpëruar.

Transparenti ishte përdorur edhe nga tifozët mysafirë për të shtuar ngacmimet për telashet e Moyesit.