Chiellini tregon se kush e vendosi ndeshjen Atletico Madrid – Juventus

Giorgio Chiellini e ka pranuar se Juventusi duhet të ketë qenë më i fokusuar në lojtarët e caktuar gjatë ndërprerjeve, por beson se skuadra e tij mund të përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit.

Sport

21/02/2019 08:38

‘Zonja e Vjetër’ pësoi humbje 2:0 nga Atletico Madrid në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të zhvilluar në ‘Wanda Metropolitano’.

Ishin golat e dy qendërmbrojtësve, Gimenez dhe Godin që përcaktuan fatin e këtij takimi.

“Ndërprerjet e vendosën ndeshjen, ne e dinim se ata janë shumë të rrezikshëm me lojtarë të caktuar dhe ne është dashur të jemi më të fokusuar”, ka deklaruar Chiellini, përcjell ‘lajmi.net’.

“Sigurisht që nuk jemi të lumtur, është një rezultat i rëndë për t’u përmbysur, por do të japim gjithçka nga vetja në Torino”.

“Ne e filluam mirë ndeshjen, i njihnim cilësitë e tyre, por është dashur të jemi më të fokusuar në lojtarë të caktuar. Kemi tri javë kohë për t’u përgatitur dhe do të rrezikojmë me gjithçka në Torino”./Lajmi.net/