Chiellini nuk mundi ta besoi këtë gjë për Ronaldon

Giorgio Chiellini ka zbuluar një gjë interesante rreth transferimit të Cristino Ronaldos te Juventus.

Sport

15/01/2019 12:44

Transferimi i Cristiano Ronaldos në Juve nga Real Madrid tronditi botën e futbollit verën e kaluar, dhe Giorgio Chiellini pranoi se ai ishte gjithashtu i befasuar nga marrëveshja.

“Cristiano shënoi shumë, shumë herë kundër nesh dhe ai i theu ëndrrat e mia shumë herë – në Cardiff, në Madrid, në Torino”, tha mbrojtësi për BBC Sport, përcjell lajmi.net.

“Më herët, Liga e Kampioneve ishte një ëndërr. Tani është një objektiv sepse Cristiano është lojtari më i mirë në botë dhe ne kemi nevojë për atë që ta bëjmë hapin e fundit.

“Është personaliteti i Cristianos. Ai ka aftësi fantastike në fushë, por jashtë fushe, qëndrimi i tij – si punon ai, si përgatitet për ndeshjen, si ai jeton çdo ditë të jetës së tij – mund të na ndihmojë. Ekipi ka ndryshuar.

“Kemi filluar në tre muajt e parë pothuajse në përsosmëri, por e dimë se periudha më e rëndësishme është nga pranvera.

“Unë mendoj se ne jemi një nga katër apo pesë skuadra të cilët janë favoritë – Barcelona, ​​Manchester City, Real Madrid, Bayern Munich. Por edhe PSG dhe Atletico mund të arrijnë fitoren dhe ne jemi kaq larg nga ndeshjet kyçe “.

“Isha kureshtar të shihja një qëndrim të veçantë larg fushës. Puna e tij në palestër, dhe përqendrimi i tij, është diçka që përpiqem të marr. Ai më ka ndihmuar sepse do të doja që çdo ditë të përmirësoja veten time.

“Nuk e besoja atë në fillim. Por pas disa ditësh thashetheme kam biseduar me [presidentin] Andrea [Agnelli] dhe isha i befasuar. Unë mendoj se për shumë tifozë dhe gjithashtu lojtarët nuk ishte aq normale”, ka shtuar më tej kapiteni i Juventusit. /Lajmi.net/