Chelsea po e humbet lojtarin shkaku i Sarrit

Chelsea po e humbet një lojtar shumë cilësor shkaku i Maurizio Sarrit.

Merkato

10/12/2018 10:12

Victor Moses dëshiron të largohet nga Chelsea qysh në afatin e janarit.

Crystal Palace ka kontaktuar me skuadrën londineze për ta transferuar nigerianin, përcjell “lajmi.net”.

Chelsea është e gatshme ta shet Mosesin, andaj po kërkon 15 milionë euro nga shërbimet e tij.

Palace është e gatshme që ta paguajë atë shumë, andaj kalimi i nigerianit te ‘Shqiponjat’ mund të mbyllet në muajin e ardhshëm. /Lajmi.net/