Chelsea nënshtron Arsenalin për fitore në derbin e Londrës

Chelsea e ka fituar derbin e Londrës duke e mundur Arsenalin me rezultat 3:2.

Sport

18/08/2018 20:20

Stadiumi ‘Stamford Bridge’ ishte nikoqir i kryendeshjes së xhiros së dytë të Premierligës, me Chelseat që mundi Arsenalin për fitoren e dytë këtë sezon.

‘Blutë’ patën një qasje agresive në fillim të ndeshjes duke shënuar dy gola të shpejtë, në minutat 9’ dhe 20’, përmes Moratas dhe Pedros.

Vazhdimi i pjesës së parë solli një Arsenal tjetër, që u rikthye në lojë për të barazuar rezultatin.

Mhiktaryan në minutën e 37’ shënoi për 2:1, ndërsa Iwobi katër minuta më vonë barazoi në 2:2.

U desh të pritej minuta e 81’ për të parë golin e pestë në këtë ndeshje, që u shënua nga Alonso për fitoren 3:2 të Chelsea.

Chelsea në xhiron e ardhshme luan në udhëtim te Newcastel United, ndërsa Arsenal pret West Ham Unitedin./Lajmi.net/