Chelsea kryeson garën për Barkleyn

Skuadra e Jose Mourinhos është duke kryesuar garën për të transferuar lojtarin e Evertonit, Ross Barkleyn.

Sport

29/09/2014 20:59

Mediat angleze janë duke raportuar se Chelsea është duke e mposhtur Manchester Cityn, në garë për të siguruar shërbimet e Barkleyt.

Metro raporton se Blutë e Londrës shumë shpejtë mund të arrijnë të transferojnë talentin e Evertonit, i cili premton shumë për të ardhmen.

20 vjeçari vlerësohet shumë në futbollin anglez dhe për këtë arsye çmimi për blerjen e kartonit të tij besohet të jetë mjaft i madh.