Chelsea kalon në gjysmëfinale të FA Cup

Chelesa është skuadra e katërt që ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të FA Cup.

Sport

18/03/2018 20:01

Për të arritur këtë, skuadra e Antonio Contes vuajti shumë në shtëpinë e Leicester City, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 1:2.

Pas një kohe të gjatë, Alvaro Morata gjeti golin duke shënuar për Chelsean në minutën e 42’.

Në pjesën e dytë, vendasit barazuan kur shënoi Jamie Vardy pas një tollovie të krijuar në zonën e Chelsea.

Pas 90 minutave lojë pa fitues, ndeshje shkoi në vazhdime. E në vazhdime, ishte Chelsea skuadra e vetme që shënoi përmes Pedros në minutën e 105.

Skuadrat tjera që kanë siguruar gjysmëfinalen e FA Cup janë: Manchester United, Tottenham dhe Southampton./Lajmi.net/