Chelsea ia tregon Real Madridit çmimin e Hazardit

Chelsea i ka caktuar çmimin anësorit Eden Hazard.

Sport

13/10/2018 14:54

Eden Hazard mund të jetë emri kryesor në tregun e transferimeve verën e ardhshme.

Ylli belg mund të realizojë ëndrrën e tij, duke iu bashkuar Real Madridit në Spanjë.

‘Los Blancos’ po ashtu që një kohë të gjatë kanë shenjëstruar 27 vjeçarin, që mund të jetë pasuesi i Cristiano Ronaldos në ‘Santiago Bernabeu’.

Për të transferuar Hazardin, Real Madrid së pari i duhet të arrijë marrëveshje me Chelsean.

‘Blutë’ e Londrës kanë bërë të ditur se nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga Hazard, nëse një skuadër nuk paguan 150 milionë euro për të./Lajmi.net/