Chelsea, gjithmonë në mendje

Përforcimi i ri i Chelseat, Willian ka njoftuar se shumë klube ishin të interesuara për të gjatë verës por ai ishte i vendosur të kalonte në Stamford Bridge. Willian ka bërë të ditur se transferimi i “ëndrrave” te Chelsea ishte gjithmonë në mendjen e tij edhe para se t’i bashkohej gjigantit londinez, në ditët e…

Sport

06/09/2013 10:59

Përforcimi i ri i Chelseat, Willian ka njoftuar se shumë klube ishin të interesuara për të gjatë verës por ai ishte i vendosur të kalonte në Stamford Bridge.

Willian ka bërë të ditur se transferimi i “ëndrrave” te Chelsea ishte gjithmonë në mendjen e tij edhe para se t’i bashkohej gjigantit londinez, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Ylli brazilian kërkohej nga Liverpool dhe Tottenham por në fund Chelsea siguroi shërbimet e tij. Willian shpjegoi se Stamford Bridge ishte destinacioni i tij i preferuar nga dita kur mësoi se do të largohet nga Anzhi Makhachkala.

“Chelsea kishte bërë ofertë për mua dy muaj më parë por nuk mu lejua të largohem. Kam vazhduar të përcjelli Chelsean sa herë që kisha kohë të lirë. Klube të tjera u interesuan por mendja ime dhe ëndrra ishte të luaj për Chelsean”, deklaroi Willian për televizionin brazilian Sportv.