Chelsea e shkarkon Conten, e gjen pasuesin e tij

Chelsea ka gjetur trajnerin që do të zëvendësojë Antonio Conten.

Sport

18/06/2018 17:30

Në Angli raportohet se ‘Blutë’ gjatë kësaj jave do të shkarkojnë trajnerin Antonio Conte, para se të zyrtarizojnë marrëveshjen me Maurizio Sarrin.

Chelsea ka qenë në bisedime me Sarrin që disa javë, kur ky i fundit edhe ishte trajner i Napolit, ku pastaj u largua për t’i liruar vendin Carlo Ancelottin.

Marrëveshje Chelsea – Sarri pritet po ashtu të zyrtarizohet këtë javë./Lajmi.net/