Chelsea 1:3 Tottenham, notat e lojtarëve

Tottenhami e ka mposhtur 3-1 Chelsean midis “Stamford Bridge”.

Sport

01/04/2018 19:03

Chelsea ka pësuar humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit në Premierligë. Në xhiron e 32, “Blutë e Londrës” humbën në shtëpi nga Tottenhami me rezultat 1-3.

Chelsea e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 30-të me golin e sulmuesit, Alvaro Morata.

Pak para se skuadrat të shkojnë në pushim, Tottenhami barazoi rezultatin në 1-1 me supergolin e Christian Eriksen nga distanca.

Në pjesën e dytë, skuadër më e mirë u treguar Tottenhami, duke shënuar dy herë me anë të mesfushorit, Dele Alli (62’ dhe 66’) për rezultatin përfundimtar 3-1.