Çfarë thotë Dybala për Messin dhe Ronaldon?

Paulo Dybala ka folur për eksperiencën e përjetuar duke luajtur me dy më të mirët në botë, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Sport

15/01/2019 17:25

Sulmuesi 25 vjeçar ka luajtur me Lionel Messin te Kombëtarja e Argjentinës, ndërsa tani te Juventus ka mundësinë të luajë me Cristiano Ronaldon.

Gjatë një interviste për ‘AS’, Dybala ka folur shumë për Messin dhe Ronaldon, por e ka pasur të vështirë t’i krahasojë.

“Unë jam me fat që kam Cristiano Ronaldon në klubin tim, dhe Leon në ekipin kombëtar”, ka deklaruar Dybala, përcjell ‘lajmi.net’.

“Por është e pamundur të bëjmë krahasime në mes atyre dyve ose të themi se kush është më i miri, sepse ata janë në një nivel të barabartë mesvete, dhe shumë më lartë se të gjithë ne të tjerët, dhe kjo gjë po ndodh që disa vite”.

“Ata janë të ndryshëm, ata kanë ndikim të madh sepse mund të vendosin vetë lojërat, e po ashtu edhe për shkak të efektit që kanë të kundërshtarët”./Lajmi.net/