Çfarë po ndodhë me Gashin?

Shkëlzen Gashi po kalon në pjesën më të errët të karrierës së tij.

Sport

02/12/2015 16:12

Sulmuesi nga Çabiqi i Klinës e ka harruar terrenin me Baselin duke u injoruar vazhdimisht nga trajneri i kësaj skuadre. Analistë sportiv në këtë vend i kanë bërë thirrje Gashit që të largohet nga Baseli, nëse do të shpëtojë karrierën.

Po kështu, presioni është i madh edhe nga De Biasi, sepse në finalet e “Euro 2016” do lojtarë që luajnë rregullisht me klubet e tyre, që kanë minuta të plota në këmbë.

“20minuten.ch”, nën titullin “Gashi, nga mbreti i golashënuesve në mysafir tribunash”, shkruante dje: “Lojtari shqiptar, Shkëlzen Gashi, nuk luan rol më te Baseli, përkundër fitoreve dhe golave spektakolarë në vitin e kaluar, transmeton Indeksonline.

Në sezonin 2014-2015 ishte mbreti i golashënuesve, ndërsa në sezonin e ri, nga 29 ndeshje, 27-vjeçari ka luajtur vetëm në 18 të tilla (1122 minuta), ka shënuar 6 gola. Këtë rezultat shumë ekspertë e lidhin me ndërrimin e trajnerit të Baselit, nga Paulo Souza, që ishte më pare, tek Urs Fischer, që është tani.