Çfarë kishte thënë Mourinho për Januzajn në vitin 2014?

Jose Mourinho e kishte dhënë një deklaratë shumë interesante për kosovarin Adnan Januzaj, në janar të vitit 2014.

Sport

31/05/2016 16:39

Edhe pse flitet vazhdimisht që Mourinho do ta largojë Januzajn nga Manchester Unitedi, një deklaratë e portugezit konfirmon se ai e pëlqen kosovarin, të paktën e ka pëlqyer para më shumë se dy vitesh.

I pyetur nga gazetarët për Januzajn, Mourinho e kishte konsideruar atë si lojtarë fantastik dhe të rritur.

“Januzaj? Është një lojtar fantastik. Ai duhet sikur një futbollist 25-vjeçar dhe jo 18-vjeçar”, kishte thënë Mourinho sa ishte pjesë e Chelseat, përcjellë “Lajmi.net”.

Vendimin përfundimtar për Januzajn, Mourinho dhe drejtuesit e klubit do ta marrin gjatë muajit të ardhshëm.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.