Celina zgjedhë një fotografi emocionuese për të uruar për Ushtrinë e Kosovës

Bersant Celina ka uruar me një fotografi të veçantë krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sport

14/12/2018 14:13

Kuvendi i Kosovës sot ka votuar projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Një urim i veçantë ka ardhur nga Bersant Celina, i cili ka uruar me një fotografi të axhës së tij, ushtar i lirisë së Kosovës.

Personi në të djathtë, axha i Bersant Celinës.

Vlen të ceket se Bersant Celina ka qenë ndër të parët që ka pranuar të luajë në Përfaqësuesen e re të Kosovës, duke iu përgjigjur ftesës që në vitin 2014, kur ‘Dardanët’ morën lejen e FIFA-s për ndeshje miqësore./Lajmi.net/