Cech në ‘klubin 300’

Portieri i Chelseas, Petr Cech do të hyjë në ‘klubin 300’ te gjiganti londinez, kur pritet të paraqitet të shtunën në duelin kundër Cardiff Cityt në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë. Reprezentuesi i Republikës çeke iu bashkua Chelseas më 2004 nga Rennes dhe prej atëherë është shndërruar në titullar të pazëvendësueshëm në Stamford…

Sport

18/10/2013 17:15

Portieri i Chelseas, Petr Cech do të hyjë në ‘klubin 300’ te gjiganti londinez, kur pritet të paraqitet të shtunën në duelin kundër Cardiff Cityt në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë.

Reprezentuesi i Republikës çeke iu bashkua Chelseas më 2004 nga Rennes dhe prej atëherë është shndërruar në titullar të pazëvendësueshëm në Stamford Bridge. Dueli kundër Cardiffit do të jetë i veçantë për të pasi do t’i bashkohet portierëve legjendar si Peter Schmeichel e David Seaman që kishin bërë nga 300 e më tepër paraqitje për skuadrat përkatëse në Premierligë.

Por, pavarësisht paraqitjes jubilare, Cech e ka mendjen diku tjetër, tek titulli i kampionit në Premierligë.

“Nuk e kemi fituar titullin për tri vjet me radhë andaj është koha ta rikthejmë. Kemi futbollistë të rinj, disa prej tyre nuk kanë fituar asnjëherë ligën andaj do të ishte hap i madh për ta, ta realizojmë këtë”, deklaroi Cech për Sport magazine.