Cavani ironizon me klubet e Premierligës
Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, nuk pranon assesi që Ligue 1 është inferiore para Premierligës.
Sport
Ai u shpreh kështu pas humbjes nga Liverpool mbrëmë, 3:2, përcjellë “Lajmi.net”.
“Do të doja të shihja se si klubet e Premierligës do të luanin në Ligue 1”, deklaroi Cavani me ironi.
“Në Ligën e Kampionëve luajnë ekipet më të mira në Evropë dhe kur luani me to, herë humbni e herë fitoni”.
“Ekipet franceze kanë treguar performanca të mira në Evropë gjatë viteve të fundit”, shtoi ai. /Lajmi.net/