CAS shtyn vendimin përfundimtar për Arijan Ademin

Arijan Ademit i duhet të presë edhe rreth dy apo tre javë deri në vendimin përfundimtar të CAS.

Sport

28/10/2016 18:39

Sot Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv ka shtyrë vendimin për futbollistin shqiptar edhe për dy apo tre javë, duke kërkuar mendim nga disa ekspertë të një laboratori të pavarur.

Ademi që është dënuar me katër vite mos angazhim në futboll pas daljes pozitiv në testet anti doping, edhe sot është shfaqur në seancë për të paraqitur mbrojtjen e tij, dhe në lidhje të drejtpërdrejt me Skype është paraqitur edhe mjeku Joseph Sojat, në mbrojte të futbollistit shqiptar, shkruan ‘Index’, përcjell ‘Lajmi.net’.

Rezultatet e analizave të një grupi të rinj të ekspertësh do të publikohen në dy apo tre javët e ardhshme, dhe pastaj CAS do të marr një vendim përfundimtar për Arijan Ademin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.