Carvajal e kafshoi Mandzukicin?

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal ka insistuar se nuk e ka kafshuar sulmuesin e Atletico Madridit, Mario Mandzukic në duelin e skuadrave në Vicente Calderon.

Sport

15/04/2015 09:11

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal ka mohuar ta ketë kafshuar sulmuesin e Atletico Madridit, Mario Mandzukic në ballafaqimin e së martës mbrëma në Vicente Calderon.

Carvajal u xhirua duke e lëvizur kokën në drejtim të krahut të reprezentuesit kroat.

Dhe, Mandzukic reagoi ashpër pas kontaktit duke zgjuar spekulime se u kafshua nga mbrojtësi.

Mirëpo, Carvajal ka reaguar shpejtë duke mohuar akuzat.

“E kam parë pas ndeshjes se jam akuzuar për kafshim të një futbollisti kundërshtar. Ta sqarojmë se nuk e kam kafshuar askënd, e as që jam munduar”, shkroi Carvajal në profilin e tij në rrjetin social Twitter.

https://vine.co/v/eu21WiZOAVg