Carrasco në bisedime me klubin nga Serie A

Juventus ka filluar kontaktet me klubin madrilen në lidhje me transferimin e tij në Torino.

Merkato

27/01/2018 15:32

Yannick Carrasco mund të largohet nga Atletico Madrid.

“Gianluca di Marzio” ka bërë të ditur se Juventus ka filluar kontaktet me klubin madrilen në lidhje me transferimin e tij në Torino.

Skuadra kampione nga Serie A dëshiron ta kuptojë nëse ekziston mundësia e blerjes së Carrascos, përcjell “lajmi.net”.

Carrasco spekulohet se mund të largohet nga Atletico Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/