Cana mbetet në Lazio

Në javët e fundit ishte vënë në dilemë qëndrimi i Lorik Canës në Lazio. Por, për t’i hequr të gjitha dyshimet është përkujdesur babai i tij, Agimi. Ky i fundit, ish futbollist kosovar, ka siguruar se përfaqësuesi shqiptar do t’i mbetet besnik ekipit Biancocelesti, deri në fund të kontratës, e cila skadon në vitin 2016.…

Sport

08/04/2014 10:00

Në javët e fundit ishte vënë në dilemë qëndrimi i Lorik Canës në Lazio. Por, për t’i hequr të gjitha dyshimet është përkujdesur babai i tij, Agimi.

Ky i fundit, ish futbollist kosovar, ka siguruar se përfaqësuesi shqiptar do t’i mbetet besnik ekipit Biancocelesti, deri në fund të kontratës, e cila skadon në vitin 2016.

Ish futbollisti i Paris Saint Germain, Olympique Marseille, Sunderland e Galatasaray, pëlqehej nga Manchester City, e më pas edhe nga Salzburg, por menaxheri i tij garanton se lojtari do të mbetet në kryeqytetin italian.

“Nuk e di se nga vijnë këto lajme, por nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk e kuptoj se ku e kanë synimin këto spekulime. Jam unë i vetmi që i marr vendimet për të ardhmen e Lorikut dhe mund t’ju siguroj se nuk ka asgjë. Ai është Lazial jo 100%, po 3000%”, deklaroi Agim Cana për mediat italiane. Loriku është duke e kaluar sezonin e tretë në fanellën e Lazios.