Bylbyl Sokoli godet ashpër Besart Berishën pas largimit nga Kosova (FOTO)

Bylbyl Sokoli ka dalë kundër Besart Berishës.

Sport

13/06/2017 14:12

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka cilësuar si të padrejtë komentin e Berishës për Albert Bunjakun, përcjellë “Lajmi.net”.

“Mendoj se, Besart Berisha nuk ka te drejte me i komentu ne kete menyre cilesite e perzgjedhesit Bunjaku, sepse ai duhet t i zbatoj urdhnat e perzgjedhesit e jo te vlerësoj punen e tij . Punen e Perzgjedhësit e vlersojnë te tjeret, ne Pedagogët e sportit dhe organet kompetente (ata qe e kanë zgjedhë). Ne kete rast une i jap te drejten Perzgjedhesit Bunjaku i cili e ka te drejten me vendosë se kush do te luaj dhe si do te luaj.

Nuk guxojmë qe ne start te krijimit te perfaqesueses tonë shtetrore te lejojmë qe në kompetenca te perzgjedhesit te perzihen kush te doje e me se paku lojtaret qe perzgjedhesi i perzgjedhë dhe udheheq me ta.

Nese kete e lejojmë atehere do te jetë veshtire me i vendosë themelet e mirëfillta te krijimit te mardhenjeve dhe shprehive ne ekipin tonë shtetrorë e qe ky faktor eshte shumë i rendesishem per te ardhmen e ekipit tonë edhe pse te ri por shume cilesorë”, shkroi Sokoli.