“Bye bye” Man Utd, Januzaj te klubi i njohur për 11 milionë euro (FOTO)

Adnan Januzaj ka ofertë për transferim në La Ligë.

Merkato

22/06/2017 13:40

Manchester United ka marrë ofertë me vlerë prej 11 milionë euro nga Real Sociedad për Adnan Januzaj, raporton “Sky Sports News”.

Klubi spanjoll është një nga të interesuarit për blerjen e mesfushorit i cili kaloi sezonin e shkuar në formë të huazimit në Sunderland, përcjell “lajmi.net”.

Januzaj bëri vetëm 18 paraqitje si titullar në Premierligë dhe nuk konsiderohet si futbollist i dobishëm në Old Trafford. /Lajmi.net/