Butragueno: Ishim superior

Emilio Butragueno ka thënë se skuadra e Real Madridit ishte dukshëm më superiore në përballjen e sotme ndaj Atletico Madridit.

Sport

14/04/2015 23:07

Emilio Butragueno ka mbetur i zhgënjyer me barazimin e sotëm ndaj Atletico Madridit, duke thënë se Reali ishte një skuadër dukshëm më superiore.

“Ne kemi qenë dukshëm më superior në këtë takim, sidomos gjatë pjesës së parë. Oblak ishte sensacional”, tha Butragueno pas takimit.

“Në ndeshjen kthyese neve do të na nevojiten shumë tifozët në Bernabeu. Atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme”.

“Është mirë kur e shmang humbjen edhe pse e dimë një gol si mysafir do të ishte shumë i rëndësishme. Ne duhet të besojmë se mund të kualifikohemi për në gjysmëfinale”, përfundoi Butragueno.