Business Insider: Renault Symbioz është vetura më e avancuar autonome në botë (Video) – Lajmi.net
Business Insider: Renault Symbioz është vetura më e avancuar autonome në botë (Video)
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 20:19, 11 February 2018
Kjo është vetura më e avancuar autonome. Renault Symbioz është vetura e re konceptuale e markës më të madhe botërore të veturave, Renault, e cila këtë vit është bërë lider global në shitje të veturave, duke tejkaluar rivalët më të mëdhenj të industrisë sikurse Volkswagen, Toyota dhe Ford.

Të njëjtin trend të shitjes dhe dominimit të tregut Renault e ka arritur edhe në Kosovë, duke u bërë vetura e re më e shitur në treg, me modelet dominuese, Clio, Captur dhe Megane.

Renault beson se deri në vitin 2023, teknologjia e kësaj vetura do të vijë me kosto të përballueshme për blerësit. Në fakt, ky është versioni i përdorshëm i veturës së avancuar të Renault, i cili është paraqitur në panairin e madh të veturave të reja në Frankfurt. Prodhuesi më i madh francez me këtë model e ka dëshmuar kapacitetin e saj inovativ, teknologjinë dhe resurset e saj, si dhe vizionin e saj për të ardhmen e auto-industrisë të cilën e udhëheq sot, në nivel botëror.

Vetura koncept e Renault ka arritur në nivelin e katërt të autonomisë, që nënkupton se përderisa shoferi është në veturë i njëjti nuk ka nevojë t’i kushtojë vëmendje rrugës apo ta mbajë timonin.

Sa për krahasim, Symbioz mban nivelin e katërt të pavarësisë nga shoferi, ndërsa rivali i tij i sotëm, Tesla është ende në nivelin e dytë të autonomisë. Në nivelin e katërt të autonomisë, vetura është në gjendje që ndërrimin e korsive ta bëjë vetvetiu, pa ndihmën e shoferit, të bëjë dalje të pavarur nga autostrada, ta rregullojë shpejtësinë varësisht nga shenjat e komunikacionit apo dendësia e trafikut, madje edhe të ndalet në një vend të sigurt për t’ia dhënë kontrollin shoferit të saj.

Karakteristikat e argëtimit brenda veturës e bëjnë këtë model edhe më të jashtëzakonshëm, pasiqë ekrani brenda veturës është në stilin e ekranit të kinemasë, ndërkaq kur vetura është duke e kontrolluar veten, shoferi mund të shikojë film, të dëgjojë muzikë cilësore me zërimin dhe audio sistemin e avancuar, të përdorë kufjet e realitetit virtual, ndërsa vetura zhvillon shpejtësi normale apo edhe të nxituar.

Renault Symbioz ka nivel të jashtëzakonshëm të shpejtësisë. Vetura autonome mund të arrijë shpejtësinë prej 680 kuajfuqi, ndërsa shpejtësinë prej 100kmh e arrin për maksimumi 6 sekonda. Në pjesën e pasme, vetura ka 2 motorrë elektrik, ndërsa monitorët e brendshëm i zëvendësojnë pasqyret e jashtme, e karakteristikat e tjera të shumta e bëjnë Renault Symbioz veturën më të avancuar në botë, e cila megjithatë nuk do të dalë në rrugë derisa autoritetet e trafikut të lejojnë qarkullimin e veturave në nivelin e 4-të të autonomisë së një veture.

Symbioz pasqyron veturat e të ardhmes, në fakt vizionin dhe të ardhmen e veturave të cilat pritet ta bëjnë shumicën në vitin 2030.

Për ta parë videon, klikoni KËTU

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Rock Wheels
  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball