Bunjaki: Jemi gati për Finlandën, kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve

Kosova ka bërë përgatitjet më të mira të mundshme për sfidën ndaj Finlandës.

Sport

04/09/2017 18:56

Kështu ka deklaruar trajneri i Kosovës, në konferencë për shtyp para gazetarëve.

“Kemi bërë përgatitjet më të mira të mundshme, që të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme kundër një Finlande që është shumë e mirë, ndoshta më e mirë siç e mendon opinioni në Kosovë”, ka deklaruar Bunjaki në konferencë për shtyp.

Ai ka shtuar se Kosova në ndeshjen ndaj Finlandës, ka nevojë për mbështetjen e tifozëve.

“Presim të jetë një lojë shumë e fortë kundër Finlandës, pak më ndryshe, që do ta vendosim detajet. Kjo skuadër ka nevojë shumë për mbështetjen e tifozëve”./Lajmi.net/