Bundesliga starton më 24 gusht, xhiroja e parë hapet me ndeshjen Bayern Munich – Hoffenheim

Bayern Munich do të nis mbrojtjen e titullit ndaj Hoffenheim në sezonin e ri 2018/2019 në Bundesliga.

Sport

29/06/2018 17:34

Federata e Futbollit të Gjermanisë ka bërë tërheqjen e shortit për sezonin e ri.

Bavarezët që për trajner tani kanë Niko Kovac, do të bëjnë hapjen zyrtare të kampionatit, ku presin Hoffenheim në ‘Allianz Arena’ më 24 gusht, ditë e premte.

Xhiroja e parë ka rezervuar po ashtu edhe një tjetër ndeshje interesante, ku Borussia Dortmund do të mas forcat në ‘Signal Iduna Park’ kundër RB Leipzig./Lajmi.net/