Buffon: Zidane trajner i madh, por jo gjithmonë fiton

Giggi Buffon e ka vlerësuar trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Sport

02/06/2017 18:18

Juventus nesër zhvillon finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në Kardif.

Portieri i Juventusit, në konferencë për shtyp i ka thurur lavde Zinedine Zidane, po nuk ka harruar të cek se jo gjithmonë i ka fituar finalet ky i fundit, duke ia kujtuar finalen e Kupës së Botës së vitit 2006, ku Italia kishte mposhtur Francën.

“Kam pasur mundësi të muaj kundër shumë kundërshtarëve të mëdhenj, të cilët pas një karriera të suksesshme, kanë përfunduar në stol. Kanë kaluar 11 vite nga finalja e vitit 2006 e Kupë së Botës, dhe unë nuk jam i befasuar që tani Zinedine Zidane është trajner i Real Madridit”, ka deklaruar Buffon, përcjell lajmi.net.

“Ai ruante cilësitë e tij, ishte një fitues. Ai ka fituar si lojtar dhe tani si trajner. Por jo gjithmonë ka fituar ai, dhe shpresoj që kjo t’i ndodh edhe nesër, por kjo nuk do t’i ndikojë në karrierën e tij”./Lajmi.net/