Buffon: Neymar dhe Mbappe do ta dominojnë “Topin e Artë” për 10 vitet e ardhshme

Gianluigi Buffon duket se ka identifikuar pasardhësit e Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos.

Sport

19/01/2019 17:20

Shokët e tij tek Paris Saint Germain, Kylian Mbappe e Neymar JR duket se e kanë bindur italianin me potencialin e tyre.

“Mendoj se ata janë bërë për njëri tjetrin. Kanë karakteristika të ndryshme. Neymar është më teknik kurse Kylian është i shpejtë dhe i fuqishëm me syrin tek goli” ka thënë Buffon për “Marca”, transmeton lajmi.net.

“Neymar mund të bëhet numri një. Është i jashtëzakonshëm në aspektin teknik. Mbappe është një fenomen” ka thënë tutje italiani.

“Nëse ata janë të mençur, “Topi i Artë” do të jetë i tyre për 10 vitet e ardhshme” ka thënë ndër të tjerash ish portieri i Juventus.

Kujtojmë se 10 vitet e kaluara ishin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo që kanë ndarë nga pesë herë këtë trofe. Vitin e fundit ishte Luka Modric ai që e fitoi. /Lajmi.net/