Buffon: Ky është një zhgënjim i madh

Gianluigi Buffon e ka cilësuar një zhgënjim të madh humbjen e Juventusit nga Real Madridi në finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

03/06/2017 23:31

Juventus u mposht 1:4 nga Reali i Madridit, për të humbur një tjetër finale të kësaj gare.

“Është një zhgënjim i madh, ne menduam se kishim bërë gjitha gjërat e nevojshme dhe ishim të gatshëm të fitojmë këtë finale dhe këtë titull”, deklaroi fillimisht Buffon, përcjell lajmi.net.

“Mendoj se kemi bërë një pjesë të parë të madhe, por pastaj gjërat shkruan ndryshe”./Lajmi.net/