“Buffon e meriton më shumë se Ronaldo Topin e Artë”

Ish sulmuesi i njohur, Fabrizoi Ravanelli, beson se Giggi Buffon e meriton më shumë se Cristiano Ronaldo Topin e Artë.

Sport

29/05/2017 21:54

Kur kanë mbetur pak ditë deri në zhvillimin e finales së Ligës së Kampionëve, në opinionin e sportit është hapur debati për Topin e Artë, dhe pretendent për ta fituar llogaritën Cristiano Ronaldo dhe Giggi Buffon.

Të dy këta do të përballën më 3 qershor në Kardif.

“Ai është i jashtëzakonshëm, por Buffon është lojtari që e meriton më së shumti këtë sezon, më shumë edhe se Ronaldo. Giggi ka pasur një sezon të madh edhe pavarësisht viteve. Cristiano është një lojtar i madh por tani ka fituar shumë trofe të Topit të Artë”, ka deklaruar Ravanelli./Lajmi.net/