Bota e futbollit befasohet nga klubi i ri i Cancelos, çmimi 40 milionë euro

Joao Cancelo është pranë transferimit në Premierligë.

Sport

05/06/2018 07:07

Joao Cancelo është rrugës për të kompletuar një prej transferimeve më të befasishme në vitet e fundit.

Mbrojtësi i djathtë i Valencias, i huazuar në edicionin e kaluar në Inter është pranë transferimit në Premierligë.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport Italia” raporton se Cancelo është duke sqaruar detajet e fundit para transferimit në Wolverhampton për 40 milionë euro, përcjell “lajmi.net’.

Menaxheri i tij, Jorge Mendes është duke punuar drejt finalizimit të marrëveshjes për transferimin e Cancelos te skuadra e promovuar në Premierligë. /Lajmi.net/