Bonucci zbulon çfarë do të bëjë nëse shënon gol kundër Juventusit (FOTO)

Leonardo Bonucci do të festojë nëse shënon gol në duel me ish skuadrën e tij, Juventus.

Sport

15/08/2017 09:06

Leonardo Bonucci ka komentuar transferimin e tij nga Juventus në Milan.

Ai e krahasoi atë me Andrea Pirlon i cili bëri lëvizjen por në drejtim të kundërt.

Mbrojtësi italian po ashtu ka zbuluar se çfarë do të bëjë nëse shënon gol kundër ish skuadrës së tij.

“Nëse i shënoj Juventusit do të festoj duke e shpërlarë gojën. E kam bërë prej kur kam qenë i vogël dhe nuk e ndryshoj”, deklaroi Bonucci për “QS”, përcjell “lajmi.net”.

“Mund të jem si Pirlo për Juventusin, një marrëveshje e ngjashme por për Milanin. Shpresoj të paraqitem mirë po aq sikur se ai”, theksoi ai. /Lajmi.net/