Qeveria i reagon Stanos: De-eskalimi ka ndodhur, hiqni masat

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj qëndrimit të sotëm të Bashkimit Evropian se për heqjen e masave vendosin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jo politikanët e Kosovës Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka bashkëngjitur një fotografi të përplasjes së serbëve me trupat e KFOR-it, shkruan Lajmi.net Kryeziu ka thënë se BE-ja kishte…

Lajme

02/05/2024 18:13

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj qëndrimit të sotëm të Bashkimit Evropian se për heqjen e masave vendosin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jo politikanët e Kosovës

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka bashkëngjitur një fotografi të përplasjes së serbëve me trupat e KFOR-it, shkruan Lajmi.net

Kryeziu ka thënë se BE-ja kishte vendosur masa ndaj Kosovës, duke e fajësuar padrejtësisht për eskalimin e situatës në Veri.

Ai po ashtu ka shtuar edhe një fotografi tjetër të kreut të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili sot është vendosur në objektin e Komunës së Zveçanit i papenguar nga askush.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, de-eskalimi ka ndodhur dhe shton se si rezultat i kësaj masat duhet të hiqen.