Bonucci flet për herë të parë pas rikthimit te Juventus

Leonardo Bonucci ka kompletuar një nga rikthimet më sensacionale në futboll.

Sport

02/08/2018 23:37

Mbrojtësi italian një vit më parë kishte lënë Juventusin për të kaluar te Milani me shumë polemika, ndërsa sot është rikthyer te ‘Zonja e Vjetër’, në një marrëveshje që dërgon në ‘San Siro’ sulmuesin Gonzalo Higuain dhe mbrojtësin Mattia Caldara.

Pas zyrtarizimit te Juventus, Bonucci ka folur për faqen zyrtare të klubit, duke mos e besuar edhe ai vetë këtë transferim.

“Ka qenë e vështirë ta mendojë se kjo do të ndodhë, por pasi ndodhi, është diçka fantastike”, ka deklaruar Bonucci./Lajmi.net/