Bonucci ‘dridh’ Milanin, po kërkohet nga gjiganti i Premierligës

Transferimi i radhës i Manchester United këtë afat kalimtar mund të vijë nga Serie A.

Sport

14/07/2018 19:39

‘Djajtë e Kuq’ kanë hyrë seriozisht në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e Milanit, Leonardo Bonucci.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Republica’, ku thuhet se Jose Mourinho është i gatshëm të ofrojë deri në 32 milionë euro për mbrojtësin e Milanit.

Bonucci edhe pse një vit më parë iu bashkua Milanit nga Juventus, ka ngjallë dyshime rreth së ardhmes së tij pas takimeve të vazhdueshme me drejtuesit e skuadrës rossonere./Lajmi.net/