“Bombë” nga Anglia, 1 milion euro në javë për Messin

Manchester City është i gatshëm të paguajë 200 milionë euro, përfshirë mbi 1 milion euro në javë në rrogë, për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Merkato

27/11/2015 09:22

Manchester City ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Klubi i pasur nga Etihad është i gatshëm të paguajë 200 milionë euro, përfshirë mbi 1 milion euro në javë në rrogë, për transferimin e yllit argjentinas, ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”, përcjell “Lajmi.net”.

Barcelona është e gatshme të pranojë ofertën për Messin por mbetet në dorë të lojtarit për të vendosur për të ardhmen e tij.

Capture