Boksierja kosovare sfidon anglezen në Kampionatin Evropian, ja çfarë ndodhi

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku (57 kg) demoloi anglezen Otoole Sian, në sfidën e parë të Kampionatit Evropian për të reja që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Sport

04/07/2017 21:52

“Fitore bindëse e kampiones Donjeta Sadiku. Kampionia Evropiane për të reja e mundi boksieren Otoole Sian me rezultat unanim të gjyqtarëve. Gjatë tri raundeve Donjeta shkëlqeu, duke goditur furishëm anglezen trupgjate”.

“Boksierja jonë tregoi teknik. Ky ishte ndër meçet më të mira, ku gjatë tri raundeve Donjeta sulmoi pareshtur kundërshtaren”, ka thënë Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.