BMW M3 e përmirësuar në 580 kuaj-fuqi

Është shfaqur edhe zyrtarisht BMW M3 e parë e dërguar në SHBA, që është e rritur deri në 580 kuaj-fuqi.

Auto & Tek

30/09/2014 19:24

Pasi që është vetura e parë BMW M3 2015 që është dërguar në SHBA, kjo njësi është bërë “testi” i çdo veture që dëshiron të shkojë në këtë vend.

I përmirësuar me një punë të bukur në një dyqan përmirësues, vetura ka marrur rrota të reja 20 inç MORR MonoForged VS52 Competition.

Motorit i është dhënjë një “ngasje beta” që i shtyen gjashtë cilindrat në motorin 3.0 litërsh që të prodhojë 580 kuaj-fuqi dhe 625 çifte rrotulluese, transmeton Lajmi.net.

Disqet e rrotave përfshijnë frena Big Brake Kate me rotorë 380mm para dhe mbrapa të rrethuar me kalipra të verdhë.

Vetura pas përmirësimit siç mund të shihet edhe në foto është bërë shumë e bukur në ngjyrë të kaltërt.