BMW Hommage bën debutimin zyrtar (Foto)

Të gjithë kanë qenë në pritje të këtij debutimi, dhe më në fund kjo veturë ka bërë debutimin zyrtar.

Auto & Tek

25/05/2015 21:28

Ju njohim me BMW CSL Hommage, koncept ky që bëri debutimin zyrtar në “2015 Concorso d’Eleganza Villa d’Este”.

Si krijim për nder të veturës ikonike 3.0 CSL, koncepti është përshkruar nga BMW si “interpretimi modern i një veture të vjetër”. BMW gjithashtu vë në dukje edhe ndarësin prej fibrave të karbonit përpara dhe grilën e madhe binjake të kombinuar me drita laser LED.

Koncepti ecë në një set të rrotave prej 21-inç dhe fibrat e karbonit së bashku me dritat LED e rrethojnë atë nga jashtë, transmeton Lajmi.net.

Po hytë brenda në këtë veturë, ju aty do të gjeni ulëse sportive të bukura, të cilat përdoreshin dikur në BMW-të e vjetra.

Detajet zyrtare të motorit të veturës nuk u zbuluan, por BMW pretendon se nën kapakun e kësaj veture gjendet një motor i fuqishëm që përmban teknologjinë eBoost. A do të bëhet kjo veturë ndonjëherë prodhim më i gjerë? Nuk dihet ende, por ju ftojmë t’i shihni disa fotografi së bashku me një video të këtij koncepti, të cilat janë madhështore, padyshim.

488262 488263 488264 488265 488266 488267488268488275488269