“Bisha” e re në garazhën e Balotellit (FOTO)

Futbollisti i njohur italian, Mario Balotelli, i cili është i njohur si tifoz i makinave sportive, u bë pronar i një Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio të kuq.

Auto & Tek

19/12/2016 21:02

Balotelli në garazhin e tij ka tashmë modele të tilla si Ferrari F12berlinetta dhe Audi RS6. Atyre do t’u bashkohet edhe një nga modelet më të shpejta të prodhimit me 4 dyer – Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio.

Kjo makinë është e pajisur me një motor që jep 510 kf dhe zhvillon 600 Nm, ndërsa nga nisja deri  në 100 km/h përshpejton në 3.9 s. Shpejtësia maksimale është 305 km/h.

Lojtari italian ndërkombëtar, i cili aktualisht luan për Nice të Francës, është fotografuar gjatë marrjes së Alfa në sallonin e kompanisë Motor Village në Francë.

Siç shkruan Nicematin, Balotelli preferon limuzina të shpejta, kështu që derisa luante për Manchester City e ngiste një Audi A8 të fuqishme. I njëjti burim njofton se italiani së voni e ka dëmtuar këtë makinë, kështu që të shpresojmë se me Alfa të re do të jetë më i kujdesshëm.