“Bild”: Dybala në Bayern Munich!

Paulo Dybala mund të largohet nga Juventus duke u transferuar në Bayern Munich.

Sport

22/08/2018 07:20

Bayern Munich ka filluar planifikimin e përforcimeve për të ardhmen.

E përditshmja sportive gjermane “Bild” raporton se skuadra e madhe nga Bundesliga ka veçuar disa objektiva për vitin 2019.

Një prej tyre është sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, përcjell “lajmi.net”.

Robert Lewandowski e kërkoi largimin nga Bayern Munich gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, Bayern Munich refuzoi shitjen e tij e që mund ta konsiderojë në verën e vitit 2019, atëherë kur planifikon blerjen e Dybalas. /Lajmi.net/