​Numërohen 81.27% e votave, rezultatet aktuale parlamentare në Maqedoni

Nga 81.27 për qind e votave të numëruara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri më tani në zgjedhjet e sotme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, Fronti Evropian prin ndaj VLEN. Fronti Evropian ka 14.38 për qind ose 116.500 vota, ndërsa VLEN, aktualisht ka 11.32 për qind ose 91.713 vota. Diferenca në vota është 25.787. Prin koalicioni…

Lajme

08/05/2024 22:40

Nga 81.27 për qind e votave të numëruara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri më tani në zgjedhjet e sotme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, Fronti Evropian prin ndaj VLEN.

Fronti Evropian ka 14.38 për qind ose 116.500 vota, ndërsa VLEN, aktualisht ka 11.32 për qind ose 91.713 vota. Diferenca në vota është 25.787.

Prin koalicioni “Maqedonia jote- VMRO-DPMNE” me 42.80 për qind ose 346.802 vota. Ndërsa koalicioni për të ardhmen evropiane – LSDM ka 14.73 për qind ose 119.330 vota.