Berisha lojtari i muajit tek Lazio

Valon Berisha është shpallur lojtari i muajit, për muajin tetor, tek skuadra e Lazios.

Sport

02/11/2018 20:24

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës erdhi tek Lazio nga skuadra e Salzburg, gjatë afatit kalimtarë që kemi lënë pas, shkruan lajmi.net.

Në një sondazh në faqen zyrtare të Lazios në “Twitter”, Berisha ka grumbulluar më së shumti vota në garën për lojtarin e muajit.

Ata e kanë uruar lojtarin përmes një postimi në Twitter” për arritjen e tij.

Ishin 12.224 vota që shkuan për Valonin, që e ndihmuan atë të zgjidhet lojtari i muajit. /Lajmi.net/