Berisha ka një mesazh për lojtarët e Kombëtares para ndeshjes me Izraelin

Etrit Berisha do të jetë një nga mungesat më të rëndësishme në sfidën e së dielës ndaj Izraelit. “Gardiani” i portës kuqezi u pezullua me 2 ndeshje nga FIFA për shkak të sjelljes anti-sportive ndaj sulmuesit izraelit Zahavi, në takimin e 12 nëntorit të vitit të kaluar në “Elbasan Arena”.

Sport

09/06/2017 19:11

Në një intervistë për televizionin “Klan” portieri tregon se ka besim te shokët e skuadrës dhe mendon që ata janë të motivuar në maksimum për ta fituar këtë sfidë.

Kundërshtari

“Kanë individë të mirë, por nuk janë një ekip i pathyeshëm. Në fazën e sulmit kanë disa lojtarë që mund të krijojnë rrezik, por kemi edhe potencial për t’i ndalur.”

Rëndësia e ndeshjes

“Lojtarët tanë janë në formë të mirë dhe besoj se këtë ndeshje do të jenë vendimtarë me golat e tyre. Duhet të mendojmë vetëm për këtë takim, sepse edhe motivimi dhe vetëbesimi do të rritet, më pas gjërat do të ndryshojnë gradualisht.”