Berat Gjimshiti befason me skuadrën e re

Paraqitja e shkëlqyer me Avelinon në Serinë B, e ka shndërruar Berat Gjimshitin në një nga mbrojtësit më të kërkuar në merkato.

Sport

15/06/2017 23:41

Benevento, klubi që shkroi historinë duke u ngjitur këtë sezon në Serinë A, kërkon shërbimet e lojtarit të Kombëtares. Atalanta ështu klubi që zotëron kartonin e lojtarit të Kombëtares shqiptare.

Drejtori sportiv Di Soma i Beneventos, pati një takim ditën e sotme me drejtorin e Atalantës, Xhovani Sartori ku tema e diskutimit ishte pikërisht Berat Gjimshiti.

Drejtuesit e klubit zikaltër do ta shqyrtojnë ofertën e klubit të Beneventos për mbrojtësin shqiptar dhe në ditët e ardhshme pritet të marrin një vendim për të ardhmen e tij.