Beqiraj e vazhdon karrierën në Kinë

Fatos Beqiraj i ka dhënë fund eksperiencës kroate. Sulmuesi kosovar do ta vazhdojë karrierën në Kinë, në skuadrën Changch Yatai. Lajmin e ka konfirmuar uebfaqja zyrtare e gjigantit kroat të martën. “Afati kalimtar për shumicën e klubeve ka përfunduar, por jo edhe për ato në Kinë, ku po shkon tashmë ish sulmuesi ynë”, thuhet në…

Sport

04/03/2014 21:30

Fatos Beqiraj i ka dhënë fund eksperiencës kroate. Sulmuesi kosovar do ta vazhdojë karrierën në Kinë, në skuadrën Changch Yatai. Lajmin e ka konfirmuar uebfaqja zyrtare e gjigantit kroat të martën.

“Afati kalimtar për shumicën e klubeve ka përfunduar, por jo edhe për ato në Kinë, ku po shkon tashmë ish sulmuesi ynë”, thuhet në njoftimin e Dinamos.

Sulmuesi pejan në Dinamo ka kaluar në vitin 2010 nga Buduçnosti i Malit të Zi, kurse me klubin kroat i ka fituar tre tituj të kampionit, dy kupa shtetërore, Superkupën dhe ka luajtur dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Ai njihet si futbollisti shqiptar që e ka realizuar një gol mjaft të veçantë, kundër Real Madridit. Beqiraj i ka zhvilluar 140 paraqitje për Dinamon dhe ka shënuar 47 gola, 18 në stinorin 2011/2012, kur edhe u zgjodh golashënuesi më i mirë i ligës.