Benzema zbulon problemin e madh që e kishte me Mourinhon

Karim Benzema nuk ka pasur marrëdhënie të mirë me Jose Mourinhon.

Sport

14/11/2017 17:43

Franezi e ka konfirmuar këtë në një intervistë për “Canal +”.

“Kur më krahasoi me një mace duke bërë shaka, aty fillova të ndihem i irrituar”, deklaroi Benzema, përcjellë “Lajmi.net”.

“Mendova se e bëri atë koment për të qeshur, por vazhdimisht më qëndronte në kokë dhe nuk ndihesha mirë”.

“I thashë atij se e respektoja si trajner, mirëpo respekti mes trajnerit dhe lojtarit duhet të jetë anasjelltas. Pas asaj nuk kishte shumë koment”, shtoi ai. /Lajmi.net/