Belgjika e mund për të dytën herë Anglinë, fiton të bronztën në Kupën e Botës

Kombëtarja e Belgjikës e ka mundur për të dytën herë Anglinë në Kupën e Botës, për të fituar medaljen e bronztë.

Sport

14/07/2018 17:51

Belgjika ka arritur që në ‘Saint Petersburg’ të mposht 2:0 Anglinë, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë.

Kjo ishte hera e dytë që Belgjika mund Anglinë në Rusi, pas fitores 1:0 në fazën e grupeve.

Meunier në minutën e 4’ pas një asistimi të pranuar nga Chadli, shënoi për 1:0.

Fitoren e Belgjikës e vulosi Eden Hazard, që shënoi në minutën  82’ të ndeshjes.

Belgjika nga botërori i Rusisë largohet me medalje të bronztë, ndërsa Anglia përfundon në vendin e katërt./Lajmi.net/